Ndërmarrja publike për parqet nacionale të Malit të Zi në 12 muajt e ardhshëm do të menaxhojë pronën e Kripores, ku, me qëllim mbrojtjen e biodiversitetit, do të ndërmarr masa dhe veprime të nevojshme në mënyrë që të mirëmbahet dhe përmirësohet ekosistemi ekzistues në këtë zonë, si dhe të mundësohet valorizimi shtesë i kësaj hapësirë nëpërmjet mbrojtjes, promovimit dhe zhvillimit të ofertës turistike duke u bazuar në potenciale natyrore, njoftohet nga kjo ndërmarrje.
Thuhet se prona e marrë me qira do të shfrytëzohet vetëm më qellim për të cilin është dedikuar, sipas planeve të shoqërisë, gjegjësisht duke u bazuar në dokumentacionit planifikues të Qeverisë së Malit të Zi dhe Komunës së Ulqinit.
“Me shpenzime të veta Parqet nacionale do të kryejnë sigurimin, mbrojtjen fizike dhe teknike të pronës dhe parandalimin e kryerjes së punëve të paligjshme”, shtohet në kumtesë dhe përfundohet që zona e Kripores, si zonë e mbrojtur në të ardhmen, është me interes nacional.