Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare me rastin e shpalljes së Thirrjes publike për grumbullimin e ofertave për qiramarrje të tokës në brigjet e lumit Buna sipas Planit të objekteve me karakter të përkohshëm në zonën e të mirave detare numër 0207- 3177/1 të datës 26.10.2016 edhe një herë thekson se, në bazë të po këtij Vendimi, u njoh roli i peshkatarëve dhe në pajtim me këtë u dha mundësia që si në periudhën e mëparshëm, peshkatarët të kenë status të veçantë dhe të arrijnë benefitet e veçanta të cilët nënkuptojnë çmimin më të ultë të kompensimit për shfrytëzimin e lokalitetit.
Me këtë rast theksojmë se me Shpalljen publike dëshirohet që, me forca të përbashkëta, të realizohet përmirësimi i burimeve shtetërore të cilët si të tillë do t’i mundësonin pronarëve të shtëpizave të peshkatarëve që aktivitetet e veta t’i vendosin brenda kornizave ligjore dhe t’i avancojnë ato.
Edhe një herë theksojmë se, kur bëhet fjalë për qiramarrje të tokës për vendosjen e shtëpizave të peshkatarëve, çmimet mbesin të pandryshuara në krahasim me periudhën e kaluar.
Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare të Malit të Zi mbetet e hapur që në komunikim me përfaqësuesit e peshkatarëve nga kjo zonë të organizojë takimin gjatë javës së ardhshme dhe të sqarojë të gjitha çështjet.