Nga ndërmarrja publike “Ujësjellës dhe kanalizime” deri në fund të këtij vit do të përjashtohen nga puna 30 punëtorë, ndërsa në dy vitet e ardhshme edhe 20 të tjerë, ka deklaruar kryetari i Ulqinit Nazif Cungu.
Ai tha që ky faktikisht ishte kushti i institucioneve gjermane të cilët pak kohë më pare kanë bërë Studimin mbi gjendjen e ujësjellësit të Ulqinit. ”Ato mendojnë që në këtë ndërmarrje mund të jenë të punësuar maksimalisht 100 punëtorë”, shtoi Cungu.
Sipas mendimit të Gjermanëve, në periudhën e ardhshme duhet të zvogëlohen humbjet enorme në rrjetin e ujësjellësit, të përmirësohet pagesa dhe të ngritët çmimi i metrit kub të ujit.
Në këtë ndërmarrje publike së shpejti duhet të zghidhet drejtori i ri, sepse momentalisht Fehim Avdiu është ushtrues detyre.