Për shkak të rregullimit të tubit kryesor të ujësjellësit, zona e Anës së Malit momentalisht është pa ujë, mëson Portali Ul-info.
Punëtorët e NP „Ujësjellës dhe kanalizimi“ janë në terren dhe po punojnë për rregullimin e prishjes.
Pritet që furnizimi me ujë në këtë pjesë të komunës së Ulqinit të normalizohet të mërkurën, rreth mesditës.