Ujësjellësit e 10 komunave të Malit të Zi, duke përfshirë edhe Ulqinin, kanë fituar certifikatën për cilësinë e ujit dhe të shërbimeve nga instituti kompetent. Ajo jepet për të gjithë degët e shërbimit, me qëllim që ndërmarrje publike dhe sistemi i tyre të afrohet sa më shumë me atë evropian, transmeton RTMZ.
Siç thuhet, ndërmarrjet e ujësjellësit duhej të plotësonin shumë kushte që të marrin certifikatën: sigurinë me rastin e prodhimit dhe dërgesës, tërë sistemin e procesit të prodhimit të ujit për konsum, nga pompimi, transporti, klorifikimi dhe shpërndarja deri tek konsumatorët fundorë.
Licenca për cilësi ripërtërihet çdo dy vite. Prandaj, ndërmarrjet kanë detyrim që cilësinë ta mbajnë ose përmirësojnë, në të kundërt do të humbin të drejtën për certifikatë.








