Nga Ndërmarrja Publike “Ujësjellës dhe Kanalizimi” njoftuan se gjysma e qytetit do të jetë pa ujë deri në njoftimin e radhës.
“Investitori i pandërgjegjshëm dëmtoi tubat e tranzitit kështu që ujë nuk do të ketë nga furra “Qendër” dhe pjesa e qytetit kah Rana dhe Pinjeshi”, tha për Portalin Ul-info drejtori i kësaj ndërmarrje Mr. Fuad Haxhibeti.
Ai tha se skuadrat e Ujësjellësit janë terren, por nuk mund të precizojnë kur do të riparohet prishja.