Prej sonte i tërë territori i komunës së Ulqinit do të ketë furnizim stabil me ujë, njoftohet Portali Ul-info nga kjo ndërmarrje.
Disa pjesë të Ulqinit ishin mbi 70 orë pa ujë, derisa gjatë tre ditëve të kaluara kryesisht ujë kishin vetëm ato zona të cilat janë të kyçura në Ujësjellësin regjional.
Nga ndërmarrja publike është paralajmëruar që ujë nuk do të ketë vetëm 24 orë, ndërsa qytetarët kanë protestuar duke thënë se bëhet fjalë për papërgjegjësi të madhe.