Në burimin „Bolje Sestre“ në Liqenin e Shkodrës të mërkurën u mbajt solemniteti nën organizimin e Ndërmarrjes Publike „Ujësjellësi Rajonal Bregdeti Malazez“.
Të ftuarit e shumtë të kësaj kompani kishin mundësinë të shohin filmin për këtë „projekt i cili e ndryshoi Malin e Zi“.
Drejtori NP „Ujësjellësi Rajonal“ Goran Jevriq dorëzoi fletëfalenderimet partnerëve të punës me të cilët u mbajt bashkëpunimi korrekt edhe gjatë nëntë muajve të bllokadës së xhiro – llogarisë të kësaj kompani, ndër të cilët ishin edhe NP „Ujësjellës dhe kanalizimi“ – Ulqin dhe OJQ „Ul info“.