NP “Ujësjellësi rajonal”: ULQINI NË KORRIK DO TË MARR 25 LITËR UJË NË SEKONDË

Kroni, Cesma, Uji, VodaKryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, drejtori i Ndërmarrjes Publike Ujësjellës dhe Kanalizimi Fuad Haxhibeti dhe drejtori i ndërmarrjes publike Ujësjellësi Rajonal Goran Jevriq kanë nënshkruar kontratën për furnizim të vazhdueshëm me ujë të kësaj komune nga 1 korriku.

Kontrata u nënshkrua në periudhën gjashtë mujore, ndërsa siç është precizuar, në korrik Ulqini do të marr 25 litër ujë në sekondë, ndërsa në gusht 40 litër.

“Në këtë mënyrë qytetarët dhe turistët në Ulqin do të kenë ujë të cilësisë së lartë gjatë 24 muajve”, tha Jevriq dhe shtoi se Ujësjellësi Rajonal ia dërgon ujin të gjithë komunave në bregdet.

Nrekiq tha se ky është fillimi i bashkëpunimit të Komunës dhe Ujësjellësit Rajonal dhe se shpreson që në periudhën e ardhshme ato do të jenë partner.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…