Drejtori NP „Ujësjellësi regjional“ Goran Jevriq deklaroi që është shumë i kënaqur që ky ishte sezoni i parë në të cilën nuk kishte probleme me furnizim me ujë në komunën e Ulqinit. „Kjo është arritur fal bashkëpunimit të rivendosur me udhëheqësinë e komunës“, tha ai për „Pobjeda“.
Sipas fjalëve të tija, çmimi i ujit për kubik nga Ujësjellësi regjional është 0,29 cent.
Në gusht Ulqini nga Ujësjellësi regjional kishte 40l/sec, ndërsa në shtator kjo do të jetë për gjysmë më pak.