NP “Ujësjellësi regjional”: UJI NGA LISNA BORA NUK ËSHTË PËR KONSUM

Uji, Voda

Shef i laboratorit në burimin “Bolje Sestre” të Ndërmarrjes publike “Ujësjellësi regjional Bregdeti malazez” Danijella Kosiq-Zhujoviq ka thënë se uji i cili i shpërndahet qytetarëve të komunës së Ulqinit nuk është për konsum të njerëzve, në mes tjerash edhe për shkak të përqendrimit të lartë të manganit. “Si ekspert duhet të theksojë brengosjen dhe habinë se për çfarë arsyet uji i tillë i shpërndahet edhe më tej qytetarëve të Ulqinit përkundër mundësisë së furnizimit me ujë të cilësisë së lartë nga ujësjellësi regjional”, theksoi ajo.

Sipas fjalëve të saja, prania e sasisë së madhe të manganit në ujë në Ulqin patjetër që mund të ndikojë negativisht në shëndetin e popullsisë, sepse prania e tepërt e metaleve të rënda mund, me efekt të vet kumulativ, të ndikojë negativisht në shëndetin e njerëzve, qoftë drejtpërdrejtë në organizëm, apo nëpërmjet efektit sinergjik të substancave kimike të cilat gjenden në ujin e pijshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi