Lajmërohen të gjithë gjuetarët se NP “Për rritjen dhe kultivimin e egërsirave – Ulqin” nga Ulqini më datë 27.08.2015 organizon takimin me gjuetarët nga Ulqini në hapësirën e Sallës së vogël të Komunës, me fillim në ora 10.
Qëllimi i këtij takimi është shqyrtimi i të gjithë problemeve lidhur me gjuetinë për sezonin 2015/16.
Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë gjuetarët e komunës së Ulqinit, thuhet në njoftimin e dërguar nga drejtori i kësaj ndërmarrje Ajet Zaga.