NP “Ulqini” dhe “Fama”: MARRËVESHJE PËR SJELLJEN E GJUETARËVE TË HUAJ

Ajet ZagaDrejtori i ndërmarrjes për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Egërsirave – N.P. Ulqini Ajet Zaga dhe zëvendës drejtori Elvir Zeçeviq zhvilluan sot një vizitë pune në qytetin e Lushnjes në Shqipëri.

Qëllimi i vizitës ishte shqyrtimi i mundësive të bashkëpunimit, në fushën e gjuetisë, për sezoni e ardhshëm. Kryetari i Agjencisë “Fama” nga Lushnja z. Fadil Malko premtoi që, për sezonin e ardhshëm të gjuetisë, do të punojnë për sjelljen e gjuetarëve nga vendet e ndryshme në qytetin e Ulqinit, duke marrë parasysh që në Shqipëri edhe për një vit është në fuqi moratoriumi për ndalimin e gjuetisë. Përndryshe, “Fama” është kompani e specializuar në fushën e gjuetisë, sidomos në turizmin e gjuetisë.

Me këtë rast u nënshkrua edhe marrëveshja e bashkëpunimit për vitin e ardhshëm, me besim se do të jetë sezon i suksesshëm dhe do të rritet numri i gjuetareve të huaj në krahasim me sezonin e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi