NP “Për kultivimin dhe mbrojtjen e egërsirave – Ulqin” nga Ulqini njofton të gjithë gjuetarët e Ulqinit që me datë 07.01.2017, në bazë të Ligjit për egërsira dhe gjueti, Ministria e bujqësisë dhe zhvillimit rural ka publikuar lajmërimin për ndalim të përkohshëm të gjuetisë në territorin e Malit të Zi. Arsyet për sjelljen e këtij vendimi janë kushtet e këqija atmosferike të cilat pasqyrohen me temperatura ekstremisht të ulëta, me ngricë të theksuar dhe shtresë të lartë të akullit dhe dëborës.
Rikujtojmë detyrimet nga neni 66 i Ligjit për egërsira dhe gjueti, alineja 1, pika 2, në të cilin theksohet se “nëse (terreni) është i rrezikuar nga zjarri, përmbytjet, bora, ngrica dhe fatkeqësitë natyrore gjuetia është e ndaluar”. Në bazë të kësaj, detyrimi i shfrytëzuesve të terreneve të gjuetisë është që të ndërmarrin aktivitete më të rrepta në ndalimin e gjuetisë gjatë kohëzgjatjes së kushteve ektreme klimatike.
Ftohen të gjithë gjuetarët e komunës së Ulqinit që të respektojnë këtë vendim.