NP “Veprimtari Komunale”: 18 HOTELE JANË PA KONTRATË PËR TRANSPORTIN E MBETURINAVE

Komunalno 1Nga Ndërmarrja Publike “Veprimtari Komunale” u njoftua se nga 39 hotele të lajmëruara 18 nuk kanë nënshkruar kontratat për transportin e mbeturinave.

Drejtori i kësaj ndërmarrje Skender Kaleziqi tha për “Dan” se janë të kënaqur me bashkëpunim me qiramarrësit e plazheve, të cilët të gjithë kanë nënshkruar kontratat e përmendura.

Sipas dispozitës ligjore, e cila është në fuqi prej shkurtit, sipërmarrësit janë të obliguar që me këtë ndërmarrje publike të nënshkruajnë kontratat.

“Punuam sa mundëm, në tre turne, por shmangja e kontratave dhe mosrespektimi i rendit komunal na kanë shkaktuar probleme të mëdha”, shtoi Kaleziqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi