Punëtorët e Ndërmarrjes publike “Veprimtari komunale” kanë pastruar sot Molen e madhe dhe Pyllin e pishave, dy zona që qenë më të prekurat nga stuhia që goditi Ulqini të premten e kaluar.
Erërat e forta rrëzuan një numër të madh të pishave në rrugën kah “Albatrosi”, derisa valët e fuqishme thyen murin mbrojtës në Molën e madhe dhe shpërhapen copat e tij nëpër tërë sipërfaqen e saj
Të Mirat detare, në një deklaratë dhënë të hënën për Portalin Ul-info, deklaruan se mbas përfundimit të motit të keq do të nisin sanimin e të gjithë prishjeve të infrastrukturës bregdetare.