NP Veprimtari Komunale: TAKIM ME BASHKËSITË LOKALE NË ANË TË MALIT

Sabri SalajNë zyrat e BL.Katërkollë u mbajt takimi i 6 Bashkësive lokale që veprojnë në Anë të Malit më shefin e Sektorit të Pastrimit në N.P.Veprimtari Komunale Senad Kollarin si dhe shefin e Komunaljeve tjera Krenar Kurtin. Në takim ishin prezent të gjithë kryetarët e Bashkësive Lokale dhe një pjesë e sekretareve të tyre.

Temë e diskutimit ishin  mundësitë e vendosjes së  kazanave të bërrlokut nëpër të gjitha BL të zonës së Anës së Malit, që ka si qëllim pastrimin,  mbrojtjen e ambientit dhe jetës së qytetarëve të kësaj zone nga hjedhja e mbeturinave vend dhe pa vend, nga qytetarë të papërgjegjshëm.

Gjatë takimit u diskutua që gjatë ditëve në vazhdim të merren një sëre aktivitetesh për largimin dhe pastrimin e deponive të egra, gjë që është shëndrruar në një problem të madh për të gjithë zonën e Anës së Malit.

Gjithashtu u shqyrtua edhe mundësia e vendosjen së një njësie punuese nga  sektori i  gjelbërimit , që do merrej më pastrimin dhe mirëmbajtjen e lokalitetit të Qytetit të Vjetër të Shasit më qëllim rritjen e ofertës turistike  dhe zhvillimin e turizmit rural.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi