Përkundër përpjekjeve të mëdha që të përballemi me sasitë e mëdha të materialit ndërtimore pranë kontejnerëve për mbeturina shtëpiake dhe degëve nga krasitja që është dukuri për këtë periudhë të vitit, lusim që të gjithë që kanë këto nevoja të lajmërohen në hapësirat e ndërmarrjes dhe të qiramarrin kontejnerët me vëllim 5 dhe 7 metër kub sipas çmimores ekzistuese të ndërmarrjes.
Në të kundërt, do të jemi të detyruar që çdo qytetarë të pandërgjegjshëm, i cili injoron kërkesat tona, ta procedojmë tek organet kompetente, gjegjësisht tek Policia komunale.
Shërbimi jonë kontrollues për çdo ditë ballafaqohet me këtë fenomen, ndërsa përkundër lajmërimeve që dërguam në Policinë komunale, i lusim edhe ato që të fillojnë të sanksionojnë këtë gjendje të palejueshme të deponimit dhe krijimit të deponive të egra pranë kontejnerëve.
Nëse dëshirojmë që qyteti jonë të jetë i rregulluara duhet të gjithë të kontribuojmë që ky fenomen i palejuar të eliminohet dhe ta mirëmbajmë qytetin e pastër.








