Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq deklaroi se nevojitet “disiplina e hekurt” që të dilet nga kjo situatë.
Ai për TV Mali i Zi tha se 99 për qind e qytetarëve të Ulqinit respektojnë masat dhe rekomandimet të cilat i miratoi Trupi Nacional Koordinues dhe Skuadra Komunale e Krizës.
“I falënderojmë qytetarët të cilët respektojnë këto masa dhe përfaqësuesve të të gjithë shërbimeve dhe institucioneve shtetërore dhe lokale të cilët punojnë vyeshëm”, shtoi Nrekiq.