Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq deklaroi se askush prej rreth 600 pronarëve të shtëpizave në Adë nuk ka leje për qiradhënien e akomodimit.
Ai për Antena M tha se gati për çdo ditë në sezon në këto objekti ishin 4000 – 5000 njerëz.
„Askush prej tyre nuk ka kërkuar leje për qiradhënien e akomodimit, të gjithë i japin me qira. Për këtë arsye humbim të gjithë dhe kjo nuk është e pranueshme. Të privilegjuar nuk ka dhe duhet të ndalojmë ekonominë informale“, tha ai duke shprehur bindjen se vitin e ardhshëm, në bashkëpunim me organet shtetërore dhe lokale, me pronarët e shtëpizave, do të zgjidhet ky problem.