Kryetari i Këshillit komunal të Partisë demokratike të socialistëve Loro Nrekiq deklaroi që i beson organeve shtetërore dhe që duhet pritur që të përfundohet hetimi në mënyrë që të shihet cila është e vërteta nga akuzat të cilat i kanë shkëmbyer kryetari i komunës Nazif Cungu dhe nënkryetari Selim Reslulbegoviq.
“Duhet të presim dhe mendoj që nuk është mirë të komentoj ndonjë gjë para se të hetohet e gjitha”, tha ai për “Dan”.
Kjo gazetë shkruan që në Ulqin “në fund të javës tjetër mund të priten dhe seancat e para dëgjimore të pjesëmarrësve në skandal korrupsioni”.