Kryetari i Këshillit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve Loro Nrekiq deklaroi se në këtë parti nuk e kanë frikë përsëritjen e zgjedhjeve e cila do të bëhet të dielën në dy vendvotime.
Ai për “Pobjeda” tha se PDS-ja do të mbesë me nëntë mandate të fituara.
“Ne luftojmë për këtë mandat dhe do ta kryejmë punën. Nuk e besoj se do ta humbim mandatin”, shtoi Nrekiq.