Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq deklaroi se Komuna do të formojë shoqërinë ekonomike e cila do të menaxhojë Kriporen.
„Ministria kompetente dhe ne do të kërkojmë investitorët të cilët do të prodhojnë kripë dhe do të valorizojnë resurset“, tha ai për „Pobjeda“.
Sipas fjalëve të tija, të gjithë duhet të sillen në mënyrë shtëpiake ndaj kësaj kompanie, ndërsa ajo në mënyrë shtëpiake duhet të sillet ndaj Kripores.
Nga Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit njoftuan se janë të gatshëm për çdo llojë përkrahje financiare dhe administruese për Kriporen.