Kryetari i Këshillit komunal të Partisë demokratike të socialistëve Loro Nrekiq ka paralajmëruar që do të padisë grupin e anëtarëve të pakënaqur për arsye se ato e akuzuan që është i lidhur me narko-dilerin Naser Kelmendin.
“Nuk jam narko-diler dhe nuk jam i lidhur në asnjë mënyrë me kësi lloj personash. Çdo gjë që ky grup i anëtarëve të pakënaqur flet për mu në media është krejtësisht e pavërtetë. Këtë gjë e dinë çdokush në Ulqin. Edhe ato vet nuk kanë argumente për atë çfarë flasin. Me këto njerëz do të merret dikush tjetër, e ato janë organet kompetente tek të cilët do të dorëzojë padinë për shkak të pavërtetave të thëna për mua”, tha Nrekiq për “Dan”.
Të martën në mbledhjen e KK PDS anëtari shumëvjeçar i kësaj parti Shefki-Keko Lamoviq ka thënë se nuk dëshiron të jetë aty “ku kryetari është njeri i lidhur me narko-dilera, me Naser Kelmendin dhe të tjerë”.