Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq deklaroi se u kompletua dokumentacioni dhe u përfundua projekti i bashkimit të bulevardit “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” dhe “Nënë Tereza”.
“Vlera e projektit, me eksproprijim të përfshirë, është rreth pesë milion euro, ndërsa u kandidua përmes buxhetit shtetëror”, tha ai.
Sipas fjalëve të tija, për këtë u fol edhe gjatë takimit të fundit me kryeministrin Dushko Markoviq, i cili u organizua këtë javë me rastin e Ditës së Komunës së Ulqinit.