Kryetari i PDS-së dhe Shefi i klubit të këshilltarëve të kësaj parti në Kuvendin komunal të Ulqinit Loro Nrekiq ka kritikuar sjelljen e koalicionit qeverisës gjatë diskutimit për rebalancën e buxhetit të Komunës së Ulqinit për këtë vit.
Ai tha se PDS-ja do të përkrah këtë dokument nëse këtë gjë e bëjnë edhe partitë tjera të pushtetit. „Për këtë arsye mos lodhni ma. Jenë bërë patriot të mëdhenj për veten. Asgjë nuk keni bërë këto katër vite prej kur jeni në pushtet“, tha Nrekiq gjatë diskutimit.
Këshilltarët më herët kanë miratuar Vendimin e kompensimeve për të punësuarit në vetëqeverisjen lokale dhe ndërmarrjet publike ku themelues është Kuvendi komunal.