Nrekiq: KAM QËLLIME TË MIRA

Loro NrekiqKryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq deklaroi se në funksion të ri do të punojë shumë sepse, siç tha ai, probleme ka shumë.

“Por, këtu jemi që t’i zgjidhim. Në administratën lokale të gjithë duhet të punojmë maksimalisht transparent në interes të qytetarëve dhe të zhvillimit të kësaj komunë, të sillemi me përgjegjësi, duhet të bëjmë sistematizimin e vendeve të punës, duhet të debllokojmë disa investime. Unë kam qëllime të mira”, theksoi ai.

Nrekiq tha se bashkëpunimi me organizatat joqeveritare do të jetë më i mirë se në periudhën e mëparshme dhe paralajmëroi se administrata lokale së shpejti do të shlyejë obligimet ndaj sektorit joqeveritar nga konkursi i vjetshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi