Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq tha se skuadra e Ndërmarrjes Komunale dhe Inspektori i Veterinës të hënën pas incidentit ekologjik në Bunë kanë dal në terren, në mënyrë që të grumbullojnë qeset dhe marrin mostrat për hetim.
Ai dënoi hedhjen e qeseve me kafshë të ngordhura në lum dhe paralajmëroi paditë penale për keqbërësit.
„Kjo është katastrofë. Akoma nuk e dijmë kush e bëri, mund të jetë dikush nga Ulqini ose nga Shqipëria. Më parë do të bëjmë hetimin, e pastaj do të dorëzojmë paditë penale kundër keqbërësve“, tha Nrekiq për „Pobjeda“.