Kryetari i Kuvendit komunal të Ulqinit Loro Nrekiq ka apeluar tek disa këshilltarë që në mbledhjen e parlamentit lokal të mos rrahin gjoks me patriotizëm.
“Kemi parë në këto zgjedhje çfarë patriotësh jeni”, tha Nrekiq, i cili është drejtuesi i PDS-së në Ulqin.
Ai shtoi se PDS-ja është partia më e fortë politike në Ulqin. “Dy subjekte politike kanë fituar 251 vota më pak se PDS-ja”, tha ai dhe theksoi se koalicioni qeverisës në Ulqin duhet të shoh përpara, e jo të merret me të kaluarën.
“Nëse sillemi ndryshe do të vejmë në pikëpyetje koalicionin”, vlerësoi Nrekiq.