Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq deklaroi se në fund të këtij muaji do të formohet parking shërbimin.
“Të gjithë parkingjet që janë në tokë të komunës, do ti marrë Komuna. Tashmë e kam dhënë urdhrin që të më japin vendet ku sipas planit urbanistik janë planifikuar garazhet e parkimit, për të cilët tashmë kemi investitorë”, tha ai.
Sipas fjalëve të tija, shumë probleme do të zgjidhen edhe me blerjen e një makine speciale ngarkuese (merimangë).
“Atëherë qytetarët nuk do të guxojnë të parkojnë automjetet në vendet të cilët nuk janë të parapara për këtë gjë”, shtoi Nrekiq.