Nrekiq: KONKURSI MIS SHQIPËRIA NUK E KA VENDIN NË ULQIN

Loro Nrekic, Ljoro Nrekic, Loro NrekiqKryetari i Këshillit komunal të PDS-së Loro Nrekiq mendon që vendimi i kryetarit të komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka që përzgjedhja e sivjetme për mis Shqipëria të mbahet në Ulqin është marketing i keq politik dhe që përzgjedhjet nacionale të bukurosheve duhet të mbahen në vendet mis-i i kujt zgjidhet. Nrekiq për Portal Analitika tha që ai dhe anëtarët tjerë të PDS-së së Ulqinit nuk do të lejonin që ky manifestim të mbahet në Ulqin, sepse, siç tha, kjo është e qartë që irriton dhe kjo “nuk është mirë”.

“Konkursi për mis është gjithmonë i mirë për qytet në të cilin mbahet manifestimi. Unë, si opozitar dhe si Shqiptar, nuk do të pajtohesha me deklaratat e disa përfaqësuesve të opozitës në nivel shtetëror që bëhet fjalë për provokim politik. Mirëpo, nëse unë do të vendosja, si Shqiptar dhe si anëtarë i PDS-së, e mendojë dhe për ndonjë anëtarë tjetër të PDS-së, konkursi për mis Shqipëria nuk do të organizohej në Ulqin. Edhe pse mendoj që nuk ka konotacione politike, kjo siç duket irriton të tjerët dhe kjo nuk është mirë”. Ky është ndoshta marketing i mirë turistik, por i keq politik, ndërsa përzgjedhjet nacionale të bukurosheve duhet të mbahen në vendet mis-i i kujt zgjidhet”, tha Nrekiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi