Në redaksinë tonë mbërriti kumtesa për opinion e kryetarit të Këshillit komunal të PDS-së Loro Nrekiq.
Përkundër vendimit të qytetarëve të Ulqinit që Partia demokratike e socialistëve të jetë fuqi udhëheqëse politike e cila në katër vitet e ardhshme do të realizoi nevojat e tyre dhe të zgjidh problemet e vetëqeverisjes lokale, dje është formuar koalicion gati identik, i cili për shkak të mosfunksionimit të pushtetit të atyre të cilët e formuan, ka shkaktuar zgjedhje të parakohshme. Për arritjet e tyre gjatë qeverisjes në Ulqin vlerësimin më të mirë e dhanë qytetarët në zgjedhje. Atë çfarë folën njëri për tjetrin derisa ishin në pushtet dhe gjatë fushatës, mjetet e mëdha financiare të cilat u shpenzuan për zgjedhje të parakohshme në mënyrë që të formohet pushteti i njëjtë i cili i ka shkaktuar, sot të gjitha këto së bashku tek Ulqinakët shkaktojnë brengosje që rezultati i qeverisjes së tyre do të jenë i pamjaftueshëm të përmirësojnë cilësinë e jetës në komunën tonë.
Kumtesën e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU