Negociatat për formimin e koalicionit në Ulqin janë zhvilluar në atmosferë të mirë, tha për Antena M njeriu i parë i PDS të Ulqinit Loro Nrekiq mbas raundit të parë të negociatave i cili mbaroj mbrëmë vonë.
Partia demokratike e socialistëve filloi dje negociatat për formimin e pushtetit në Ulqin. Nrekiq u takua dje me liderin e Forcës Nazif Cungu, kryetarin e PSD Ulqin Selim Resulbegoviq dhe me liderin e UDSH-së Mehmed Zenka, si dhe me liderin e koalicionit “Bashkë për të ardhmën e Ulqinit” Fatmir Gjeka.
Në planë të parë është bashkëpunimi me koalicionin “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit”, UDSH dhe PSD me të cilët PDS(DPS) do të kishte pushtet stabil dhe 21 prej 33 këshilltarëve.
Kur bëhet fjalë për negociatat me përfaqësuesit e partive shqiptare, Nrekiq për Antena M thekson që për to mund të thuhet çdo gjë “në superlativ”. “Mund të them edhe që UDSH është i gatshëm për bashkëpunim me ne, ndërsa me PSD jemi partner të koalicionit në nivel shtetëror”.
Ai për radion e Podgoricës po ashtu ka thënë që negociatat do të vazhdojnë, si dhe që pritet të shihet si do të jetë përfundimi. “Kjo mund të zgjas edhe dy javë, por është e rëndësishme që populli në Ulqin sa më parë të fitoj pushtetin”, theksoi ai.