Partia demokratike e socialistëve (PDS) ka ftuar Partinë socialiste popullore për koalicion në Ulqin, shkruan “Dan”.
Shefi i klubit të këshilltarëve të PDS-së Loro Nrekiq ka thënë që kjo parti duhet ti ruaj partnerët, e jo anasjelltas.
Ai tha që partnerët e koalicionit të kësaj parti janë të gjithë ato që janë dhe në nivelin shtetëror Partia demokratike, Forca dhe Unioni demokratik i Shqiptarëve dhe, siç tha ai, në fund të fundit dhe Partia socialiste popullore (PSP).
“Pra, PSP nuk është armiku jonë në Ulqin dhe ne kemi disa papajtueshmëri më lidhje me disa parime programore, por mbasi që të matemi në zgjedhjet e 26 janarit, nuk shoh pengesa pse mos të ju ofrojmë koalicion. Kryetari i KK PSP Andrija Qetkoviq është miku im”, tha Nrekiq.
Duke komentuar ftesën e PDS-së Qetkoviq tha që “PSP asnjëherë nuk ka biseduar me dike të tillë”, transmeton Antena M.
Sipas fjalëve të tija, PSP është parti serioze të cilën mundësin e të biseduarit me disa parti ja ndalon statuti. “Është e qartë që PSP nuk bënë vlerësime dhe llogari pa faturë. Gjithsesi është e qartë me kë PSP mundet dhe po ashtu është absolutisht e qartë me kë nuk mundet, e kjo është drejtpërdrejtë e lidhur me statut të PSP-së, gjegjësisht ekzistojnë kufizimet statutore”, tha Qetkoviq.