Nrekiq: NË KRYE TË ULQINIT NJERIU NGA PARTIA JONË       

 

Loro Nrekiq, Ljoro NrekicBartësi i listës së PDS-së në zgjedhjet e ardhshme Loro Nrekiq ka deklaruar se kjo parti do të triumfojë në zgjedhjet në Ulqin dhe pas 4 shkurtit me partnerët e koalicionit do të marrë përgjegjësinë për drejtimin e qytetit.

Ai tha se kanë plan të zhvillojnë Ulqinin, të realizojnë projekte të rëndësishme infrastrukturore dhe nga Ulqini të bëjnë qytet ku qëndrohet dhe fitohet, e jo nga i cili iket.

Nrekiq thekson se është me rëndësi që në mandatin e ardhshëm në krye të qytetit të jetë njeriu nga PDS-ja. “Duhet të marrim dhe të kemi përgjegjësi absolte për vetëqeverisjen lokale në Ulqin. Kjo është e rëndësishme në mënyrë që të realizohen projektet e shumta. Në listën e më të rëndësishmve është rruga magjistrale të cilën e bënë shteti i Malit të Zi nga Krytha deri në Ulqin, me vlerë gjashtë milion euro. Filloi projekti i kompanisë Karisma në Rivierën e Ulqinit, me vlerë më të lartë se 30 milion euro. Gati 20 milion do të investohet në rrjetin e ujësjellësit. CEDIS do të investojë 5 milion në elektro – rrjetin, ndërsa do të ndërtohet edhe rrjeti i kanalizimit për katër vendbanime”, theksoi Nrekiq.
Shton se kjo nuk është e gjitha, por vetëm një pjesë e projekteve që planifikojnë të përfundojnë.

“Do të përfundojmë projektet kapitale kyçe të cilët i filluam. Ulqini ka resurs nacional. Nga një qytet i pazhvilluar planifikojmë të bëjmë qytetin i cili do të jetë i zhvilluar dhe në të cilin do të vihet me qejf, e jo që të rinjtë të ikin nga qyteti”, theksoi Nrekiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…