Shefi i Klubit të këshilltarëve të Partisë demokratike të socialistëve Loro Nrekiq ka deklaruar për Televizionin “Vijesti“ se të hënën do të fillojnë negociatat për formimin e pushtetit të ri në Ulqin.
Bisedat do t’i bëjnë përfaqësuesit e tre palëve: Forcës së re demokratike, Koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” dhe Partisë demokratike të socialistëve, me të cilët në bllok është edhe Unioni demokratik i Shqiptarëve.
Në qendrën e PDS tashmë kanë vendosur që vendi i kryekomunarit të Ulqinit t’i takojë Forcës, derisa funksionin e kryetarit të Parlamentit lokal, si dhe të sekretarëve për financa dhe urbanizëm do ta mbulojnë anëtarët e PDS-se.
Siç mëson Portali Ul-info, si garant i marrëveshjes në emër të qendrës së PDS-së, në negociata do të jetë i pranishëm anëtari i Kryesisë së kësaj parti dhe koordinatori për Ulqin Halil Dukoviq.