Kryetari i Këshillit komunal të Partisë demokratike të socialistëve Loro Nrekiq ka deklaruar se me siguri nuk do të ketë votim për mosbesimin e kryetarit të Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka.
“Kishte disa paralajmërime rreth kësaj, por nuk dua ta komentojë”, tha ai për “Dan”.
Kjo gazetë parkujton se votimin për mosbesimin e Gjekës para më shumë se dy javëve e ka paralajmëruar nënkryetari i Forcës Genci Nimanbegu.
Por, përveç tetë këshilltarëve të kësaj parti këtë iniciativë refuzuan ta nënshkruajnë këshilltarët e PDS-së dhe Unionit demokratik të Shqiptarëve, kështu që dështoi qëllimi i saj që kryetarit aktual të Komunës së Ulqinit t’i votohet mosbesimi.