Pas informatës e cila mbrëmë shqetësojë Ulqinakët, që një bashkëqytetare e tyre është e infektuar me koronavirusin, kryetari i Komunës thotë se situata në qytet është e qet. Thekson se Ulqinakët po respektojnë masat, nuk po bëjnë panik dhe apelon që të ndjekin udhëzimet e Qeverisë.
“Luten të gjithë që ishin në kontakt me të infektuaren që të reagojnë në mënyrë preventive, të lajmërohen dhe të testohen”, tha ai për TV Mali i Zi.
“Kufiri me Shqipërinë është krejtësisht i mbyllur, por kemi ndërmarr disa masa preventive. Vetëqeverisja vendore punon, por nuk pranon palë dhe prandaj apeloi tek qytetarët që të ndjekin udhëzimet, të mos përhapin dezinformata dhe nuk do të ketë probleme”, tha Nrekiq.
Të gjithë qytetarët e Ulqinit tani, thotë Nrekiq, respektojnë distancën sociale dhe masat, ndërsa pak lëvizet edhe në qytet.
“Ulqinakët janë gati”, shtoi Nrekiq.