
“Disa gazetarë dëshirojnë ta bëjnë mizën bullë. Përherë ka ekzistuar nevoja për njerëz që e kryejnë punën në mënyrë të suksesshme. Ky nuk është punësim partiak, por nevojë e vetëqeverisjes vendore për njerëz të cilët duhet ta kryejnë një punë të caktuar”, shtoi Nrekiq.
Ai, në deklaratë për agjencinë gazetareske Infobiro Montenegro, rikujtoi se PDS-ja, në krye me atë, tash një vit po e ushtron pushtetin në këtë qytet.
Nuk e kundërshton që disa të punësuar kanë libreza partiake, por është këmbëngulës që i vetmi kriter për punësim ishte aftësia e individit.