Kryetari i Këshillit komunal të Partisë demokratike socialiste në Ulqin Loro Nrekiq ka thënë në deklaratën për Portal Analitika që është i befasuar me letrën e anëtarëve dhe simpatizuesve të PDS-së, dërguar kryetarit të kësaj parti Millo Gjukanoviq.
Nrekiq ka pohuar që e ka parë letrën sot në mëngjes dhe njëkohësisht ka refuzuar thëniet që skuadra negociuese është përgjegjëse për faktin se PDS-ja ka mbet në opozitë në Ulqin. “Jam i befasuar me këtë letër pavarësisht të gjithave. Menjëherë mund të them që nuk është respektuar instanca e KK PDS Ulqin ku fillimisht duhet të drejtoheshin anëtarët e pakënaqur. Kjo është rregull demokratik brenda partisë”, tha Nrekiq për Portal Analitika.
Ai shtoi që gjithmonë ka të pakënaqur por të gjithë e kanë të qartë që ekipi negociues nuk është përgjegjës që PDS-ja mbeti në opozitë në Ulqin. “Nuk ka faj të skuadrës negociuese sepse ekzistonte marrëveshja e përgjithshme, gjegjësisht e qëllimshme, që PDS-ja të mbes në opozitë. Kundër këtij qëndrimi nuk ke çfarë bënë”, përfundoi Nrekiq.