Nrekiq: PARA VERËS NISIN PUNIMET PËR RIKONSTRUKTIMIN E RRJETIT TË KANALIZIMIT

Ljoro Nrekic, Loro NrekiqKryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq deklaroi se para vere mund të fillojnë punimet në projektin “Ndërtimi i rrjetit të kanalizimit për vendbanimet të cilët gravitojnë në Port Milenë – Kodra, Totosh, Mali i Bardh dhe Braticë Poshtë”.

Ai tha se në mesin e prillit do të nënshkruhet kontrata me ofertuesin më të mirë për kryerjen e punimeve dhe për kontrollin e kryerjes së punimeve në këtë projekt, e cila ka vlerën prej pesë milion eurosh.

Sistemi sanitar i kanalizimit në këto vendbanime do të jetë i gjatë rreth 12 kilometër.

Periudha e pritur e implementimit të kontratës për kryerjen e punimeve është 365 ditë, plus 365 ditë për heqjen e mangësive eventuale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…