Nrekiq: PDS NUK DO TË PËRKRAH RAPORTIN E PUNËS SË CUNGUT

“Partia demokratike e socialistëve me siguri nuk do të përkrah Raportin e punës së kryetarit të komunës Nazif Cungu për vitin 2012. Ne do të jemi të përmbajtur kur të votohet për atë pikë“, deklaroi kryetari i Këshillit komunal të socialistëve të Gjukanoviqit Loro Nrekiq.

Ai tha për TV Teuta që është dëshira e PDS-së të jetë pjesë e pushtetit komunal në Ulqin, por, siç shtoi, jo edhe i këtij që nuk i plotësoj pritjet e qytetarëve.

Sipas fjalëve të tija, PDS nuk është për koalicion dy anëtarësh, apo për aleancë vetëm me FORCËN, por për koalicion shumë më të gjerë.  “PDS kujdeset për partnerët e vet të koalicionit në nivelin shtetëror dhe në nivelin komunal”, tha Nrekiq dhe theksoi që deri në zgjedhjet e reja në Ulqin duhet të gjendet ndonjë zgjidhje kalimtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi