Kryetari i Këshillit komunal të Partisë demokratike të socialistëve Loro Nrekiq ka thënë se në pariudhën që kaloi kishte „biseda joformale me disa parti“.
„Në të gjitha këto bisedime qëndrimi i jonë ishte i qartë: PDS-së i takon vendi i kryetarit të komunës. Ky është kushti numër një për çdo koalicion eventual në nivel loka“, tha ai për Portalin Ul-info.
Sipas fjalëve të tija, dëshira e anëtarëve të partisë së tij, por edhe i një numri të madh të qytetarëve të Ulqinit është që PDS-ja në këtë komunë të jetë në pushtet.
Nrekiq shtoi se për çdo koalicion eventual pëlqimin duhet ta jap Kryesia e PDS-së.