Kryetari i Këshillit komunal të Partisë demokratike të socialistëve në Ulqin Loro Nrekiq ka thënë që nuk brengoset që disa anëtarë të partisë janë kundër tij. “Nuk janë të pakënaqur, por nuk dinë çfarë kanë”, tha ai për “Dnevne novine” para fillimit të mbledhjes së mbrëmshme në të cilën njëzëri i është dhënë përkrahja.
Kjo gazetë po ashtu thotë që kjo gjendje në këshillin e Ulqinit do të zgjas deri në kongres të PDS-së, kur, siç shtohet, prapë duhet të iniciohet çështja e udhëheqjes së kësaj parti në Ulqin.
Sot, përndryshe, pritet kumtesa zyrtare e PDS-së nga mbledhja e mbrëmshme e Këshillit ekzekutiv dhe komunal.