Nrekiq për funksionimin e koalicionit qeverisës: KEMI FËRKIME PËR ÇDO PIKË

Loro Nrekiq, Ljoro NrekicKryetari i Kuvendit komunal të Ulqinit Loro Nrekiq, i cili është edhe shef i Këshillit komunal të Partisë demokratike të socialistëve, prapë është ankuar publikisht në funksionimin e koalicionit qeverisës në këtë komunë.

“Kemi fërkime në mes nesh për çdo pikë e cila është në rend të ditës”, tha ai në mbledhjen e Parlamentit lokal të premten.

Koalicionin qeverisës në Ulqin e përbëjnë PDS-ja, Forca, Koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve, dhe ato në Kuvendin komunal kanë 27 nga 33 këshilltarë.

Nrekiq tha se përkundër kësaj Kuvendi shpesh ballafaqohet me mungesën e kuorumit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi