Nrekiq: QENDRA PËR MONITORIMIN E PESHKIMIT PËR GJENDJE MË TË MIRË NË DET

ShiritiKryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq shprehu kënaqësinë për Qendren e Monitorimit të Peshkimit në të cilën është e kyçur edhe Komuna e Ulqinit.

Ai tha se projekti është i lidhur për zhvillimin e qëndrueshëm të ekosistemit detar dhe bregdetar dhe filloi në vitin 2015 me qëllim ndalimin e peshkimit të paligjshëm, në veçanti me mjete shpërthyese.

Këto dukuri, siç tha ai, në kohën e fillimit të realizimit të projektit ishin të shpeshta, që kishte si pasojë që këtë projekt opinioni ta shohë me skepticizëm dhe pabesi që mund të ndalojë punët e pandershme në det.

„Sot shohim që aktivitetet ilegale janë ulur në minimum, ndërsa projekti fitoi kuptimin e vet, si shembull i bashkëpunimit të suksesshëm me përkrahjen e partnerëve ndërkombëtar, projekt i cili na afron standardeve të shteteve të zhvilluara“, tha Nrekiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi