Kryetari i Këshillit komunal të Partisë demokratike të socialistëve Loro Nrekiq deklaroi që përkundër kritikave të një pjesë të anëtarëve të pakënaqur ky funksion nuk është i rrezikuar. “Qëndroj fortë aty ku isha. Edhe nuk e di pse dikush flet për këtë gjë kur në mandatin tim PDS-ja në Ulqin është më e fortë se asnjëherë më parë”, tha ai për “Vijesti”.
Nrekiq pohoi që dje në Ulqin ishte koordinatori i PDS-së për këtë komunë Goran Jevriq duke thënë se bëhet fjalë për vizitë private.
Një pjesë e anëtarësisë së PDS-së në Ulqin ka akuzuar kryetarin aktual të Këshillit komunal që ka privatizuar partinë dhe funksionet të cilat i kryen.