Nrekiq: SHTAJNAKER BËRI SHUMË PËR MBROJTJEN E KRIPORES

Loro NrekicKryetari i Kuvendit komunal në Ulqin Loro Nrekiq nuk ka asgjë kundër që ambasadorja e Gjermanisë në Mal të Zi Gudrun Shtajnaker të shpallet qytetare  nderi e Ulqinit, por mendon se ka edhe nga ato që këtë gjë e merituan para saj.

Ai për “Pobjeda” tha se në Parlament akoma nuk ka mbërrit iniciativa, të cilën e propozoi PSD-ja, ndërsa menjëherë e përkrahu URA.

“Kemi personalitete të shumta që duhen të jenë qytetarë nderi para këtyre që propozon PSD-ja. Sipas mendimit tim, më parë do t’ju jepja atyre të bëhen qytetar nderi, edhe pse nuk jetojnë këtu në Ulqin, por janë personalitete të njohura nga fusha e mjekësisë dhe fusha tjera”, tha Nrekiq.

Ai theksoi se Shtajnaker bëri shumë për çështjen e mbrojtjes së Kripores. “Edhe paraardhësit e saj kanë bërë shumë për Kriporen, e ato askush nuk i propozon për qytetar nderi të Ulqinit”, shtoi Nrekiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi