
Në qytetin tonë, si dhe në Mal të Zi, sipas të dhënave të zyrtare, ende nuk ka persona të infektuar. Ky është një lajm shumë i mirë, megjithatë, ajo që është shqetësuese, dhe të cilës duhet t’i qasemi me përgjegjësinë më të madhe, është ruajtja e qetësisë, dhe se nuk ka vend për panik dhe nevojë për krijim të panevojshëm të rezervave ushqimore, dukuri që hasëm dje në qytetin tonë, duke pasur parasysh që nga ministria e ekonomisë dhe zinxhirit tregtar në Malë të Zi u garantuam që kemi rezervë e mjaftueshme të produkteve ushqimore.