Kryetari i Këshillit komunal të Partisë demokratike socialiste Loro Nrekiq ka deklaruar që sot do të filloj bisedimet me partitë që janë në koalicion me PDS në nivel shtetëror. “Kjo do të thotë veç e veç me Forcen, Koalicionin “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit”, Unionin demokratik të Shqiptarëve dhe Partinë socialdemokrate. Normalisht nëse i përgjigjen ftesës tonë”, tha ai.
Sipas djalëve të tija, PDS këtë iniciativë e ka iniciuar si parti e cila në zgjedhjet e 26 janarit ka fituar numrin më të madh të mandateve në përbërjen e ardhshme të Parlamentit të Ulqinit.
Gazeta pro qeveritare “Pobjeda” shkruan të hënën që pritet që marrëveshja për koalicionin e ri qeverisës të arrihet gjatë kësaj jave dhe ky do të jetë koalicion i PDS-së (DPS), grupimit të cilin e udhëheq Fatmir Gjeka, UDSH dhe PSD.